Interi përballet me një betejë të papritur për Tomas Palacios, i cili refuzoi një transferim në Ligën Pro në Arabinë Saudite dhe është në qendër të një “mundje krahu” mes klubeve që mund të dyfishojë çmimin e tij.
Zikaltrit shpresonin të siguronin qendërmbrojtësin 21-vjeçar për një tarifë relativisht të vogël prej 5 milionë eurosh.
Megjithatë, situata po rezulton pak më e komplikuar me raportet që qarkullojnë sot.
Sipas Calciomercato.it, lojtari ka refuzuar një propozim fitimprurës nga Saudi Pro League sepse dëshiron që hapi i ardhshëm i karrierës së tij të jetë në Europë.
Sidoqoftë, kjo tani praktikisht e ka dyfishuar çmimin e kërkuar në 9 milionë € plus 3 milionë € në bonuse dhe një përqindje të tarifës së shitjes së mundshme në të ardhmen.
Skuadrat e Bundesliga-s, kryesisht Leipzig, janë afër kësaj kërkese me 10 milionë euro në total.
Një problem tjetër është mënyra e ndërlikuar që lojtarët në Argjentinë mund të zotërohen nga klube apo agjenci të shumta.
Palacios është një produkt i akademisë së të rinjve të Talleres dhe aktualisht në huazim te Independiente Rivadavia, por ata ende po diskutojnë një klauzolë blerjeje.
Sportitalia ka bërë të ditur se zëvendëspresidenti i Interit Javier Zanetti është personalisht në bisedime me Talleres për të siguruar që ata ta mbajnë kontrollin.