Inter-i dhe Milan-i i bashkohen Juventus-it: ndizet derbi

22 Maj 2024
23:00
Denis Hakanaj
back button

Merkato e verës është shumë afër tashmë dhe drejtuesit e klubeve janë vënë në lëvizje që tani për sezonin e ardhshëm.

Të mërkurën, në Casa Milan, është zhvlluar një takim mes drejtuesve të klubit kuqezi dhe atyre të Stuttgart-it për të folur në lidhje me Guirassy dhe jo vetëm.

Një tjetër emër për të cilin interesohet Milan-i dhe të mëdhatë e Serisë A është ai i Youssouf Fofana i Monaco. Xhevahiri i fundit i klubit të Principatës kërkohet nga klubet kryesore europiane.

Pas Juventus-it, edhe Inter-i me Milan-in duket se e kanë vënë në shënjestër mesfushorin. Megjithatë, siç ka bërë të ditur Ekrem Konur, në gjurmët e tij janë vënë edhe Barcelona, Newcastle, Arsenal dhe Manchester United.

Siç ka bërë të ditur gazetari në X, rreziku i një ankandi ndërkombëtar për Fofana-n është gjithmonë edhe më konkret.

Juventus, Inter dhe Milan janë të paralajmëruar: përveç konkurrencës, do të duhen edhe të paktën 30-35 milionë euro për të bindur Monaco-në.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit