Testi i fundit parasezonal për Chelsea-n e Enzo Maresca-s, më pas do të fillojë Premier League.
Të dielën, në orën 16:00, skuadra londineze do të përballet me provën e fundit miqësore të verës kundër Interit të Simone Inzaghit, kampionit në fuqi të Italisë, i cili po ashtu është gati për fillimin e Serisë A.
Në pritje të ndeshjes kundër Interit, përveç trajnerit, ka folur edhe sulmuesi i Chelseat, Raheem Sterling për të prezantuar sfidën e Stamford Bridge:
“Është e rëndësishme të ndërtojmë një marrëdhënie pozitive mes ekipit dhe tifozëve. Duhet të jemi ne që i udhëheqim.
“Ndeshja kundër Interit është një test vërtet i mirë për të bërë një paraqitje të mirë dhe për të përgatitur tifozët për sezonin”, kanë qenë fjalët e anglezit.