“Inter-i do të jetë prova e së vërtetës”, Gasperini: Ja çfarë duhet të bëjmë

1 Janar 2025
18:43
Telesport
back button

Pasi ka mbyllur një 2024 të jashtëzakonshëm, Atalanta synon ta nisë vitin e ri me një tjetër arritje të madhe: të mundë Inter-in dhe të provojë të fitojë Superkupën e Italisë.

Gian Piero Gasperini po bën gati planin për të mposhtur Inzagh-in dhe për t’u hakmarrë ndaj humbjes 4-0 të pësuar në kampionat nga zikaltrit.

“Do të jetë një ndeshje e ndryshme nga ajo e kampionatit dhe kemi kuriozë të kuptojmë se në çfarë niveli jemi. Është një ndeshje me eliminim direkt, duhet parë në një këndvështrim ndryshe”, ka thënë trajneri i Atalanta-s.

“Çfarë duhet bërë për të fituar? Në dy sfidat e fundit kemi pasur vështirësi, do të duhet të bëjmë kujdes që të mos vihemi poshtë në minutat e para dhe të jemi në ndeshje sa më gjatë të jetë e mundur, përndryshe do të jetë e vështirë të rikuperojmë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit