I intervistuar për Gazzetta dello Sport, Juan Sebastian Veron ka folur për mesfushat e kampionatit italian:
“Mesfusha e Interit është ende më e mirë se ajo e Milanit”, ka thënë ish-lojtari argjentinas i Sampdorias, Lazios dhe Interit.
“Zikaltrit kanë disa vite që luajnë së bashku, kanë të njëjtin trajner dhe deri më tani kanë mësuar përmendësh se çfarë dëshiron prej tyre. Ata dinë të sulmojnë dhe si të mbrohen, kur është e përshtatshme për të bërë presing dhe kur duhet të tërhiqen më mbrapa.
“Calhanoglu dikton ritmin, – vazhdoi ai, – i thërret shokët e skuadrës, ai i udhëzon. Për më tepër, tani ka ardhur Zielinski, një mesfushor që di të organizojë lojën dhe është shumë i mirë në daljen përpara. Nuk i shoh të gjitha këto cilësi te Milani.
“Ata po përpiqen të marrin Fofanan dhe Samardzicin, mirë, por kuqezinjtë kanë nevojë për një lider në mes të fushës, dikë që ka këmbë të mira dhe ide të qarta, por edhe një personalitet të dukshëm.
“Të mos gjykojmë menjëherë, – përfundoi Veron, – presim, të vetëdijshëm se Milani, pikërisht sepse quhet Milan dhe ka një histori të rëndësishme pas tij, duhet të dijë të argëtojë njerëzit përmes lojës”.