Interi po punon për të ardhmen.
Dhe objektivat janë përsëri lojtarë me kosto zero.
Ashtu si Jonathan David i Lille, një sulmues kanadez, kontrata e të cilit skadon në qershor 2025 dhe në këto sesione të fundit të merkatos ai ka qenë në shënjestrën e disa klubeve italiane si Milani dhe Napoli.
Interi po mendon për këtë në një mënyrë konkrete dhe është i vendosur të bëjë një hap përpara në përpjekje për ta bllokuar sulmuesin për qershorin e ardhshëm.
Ideja do të ishte të bënin si me Taremin dhe Zielinskin.
Nëse kjo nuk do të jetë e mundur, klubi zikaltër gjithashtu mund të përpiqet t’i bëjë një ofertë Lille që në janar për të kaluar përpara konkurrencës.