Inter-i ka një objektiv të ri, e “sponsorizon” Messi

4 Dhjetor 2024
14:27
Telesport
back button

Inter synon të përforcojë skuadrën dhe duket se vëzhguesit e klubit zikaltër janë në Amerikën e Jugur me synimin për të gjetur një Lautaro Martinez të ri.

Sipas calciomercatoweb.it, milanezët po kërkojnë të djegin konkurrencën për të marrë një të ri me perspektivë si Thiago Almada.

Një lojtar i sponsorizuar nga Lionel Messi, i cili ka thënë për të para Kupës së Botës në Katar:

“Është shumë i mirë një kundër një, është një lojtar i shpejtë. Nuk ka frikë nga asgjë, është dinat dhe kur ka mundësinë në fushë të sfidon”.

Verën e kaluar u transferua te Botafogo për rreth 20 milionë euro, por kjo shumë është rritur pas fitores së Kupës Libertadore nga klubi brazilian.

Megjithatë, Inter do të provojë ta marrë Almada-n, i cili në të kaluarën ka qenë afër Napoli-t dhe Fiorentina-s.

Çmimi është rreth 30-35 milionë euro edhe pse Botafogo mund të kërkojë të krijojë një ankand për lojtarin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit