Bautista Perez, mesfushori argjentinas 16-vjeçar, ka përfunduar në shënjestrën e klubeve të Serisë A.
Shumë e krahasojnë me Lautaro Martinez, por jo për shkak të ngjashmërisë teknike, por për shkak se edhe ai po rritet te të rinjtë e Racing siç bënte dikur ylli i zikaltërve.
Sipas Cesar Luis Merlo, gazetar i Tyc Sports, lojtari ka përfunduar në shënjestrën e Lazio-s dhe Inter-it.
Megjithatë, zikaltërve dhe bardhekaltërve mund t’u bashkohet edhe Milan-i.
Kuqezinjtë kanë nevojë për një lojtar me ato karakteristika dhe mund të djegin konkurrencën për ta siguruar.