Paraqitja zhgënjyese në Venecia ka bërë që largimi i sulmuesit austriak Marko Arnautovic nga Inter të kryhet që në janar. Kontrata e 35-vjeçarit skadon në verë, por zikaltërit synojnë ta largojnë lojtarin që këtë muaj.
Kjo do të thotë se Inter mund të arkëtojë 3-4 milionë euro nga shitja dhe të kursejë rrogën e Arnautovic për ta shpenzuar në merkato, në ndonjë afrim të mundshëm. Klubi është gati të dëgjojë oferta për lojtarin.
Arnautovic është në sezonin e tij të dytë me Inter, por asnjëherë nuk ka shkëlqyer dhe gjithnjë ka qenë rezervë. Në 45 ndeshje zyrtare ai ka realizuar 9 gola, ndaj largimi është i paevitueshëm.
Për momentin nuk ka asnjë ofertë konkrete, por Marotta e Ausilio po lëvizin për t’i gjetur një sistemim të ri lojtarit. Serie A, një rikthim në vendlindje apo Turqia shihen si destinacione të mundshme për Marko Arnautovic.







