Inter, ideja më e re për mesfushën vjen nga Franca

12 Dhjetor 2018
20:24
Denis Hakanaj
back button

Sipas asaj që raportohet nga “France Football”, Inter-i po mendon për Florian Thauvin për të përforcuar mesfushën. Lojtari ndiqet edhe nga skuadra të tjera si Chelsea, Bayern Munich dhe Atletico Madrid, me Marseille që i ka vendosur një çmim 45 milionë euro.

Interi është duke menduar për merkaton e verës së ardhshme, ku mund të përfitojë para edhe nga shitja e Ivan Perisic: kroatit do t’i pëlqente kalimi te Manchester United dhe mbi të gjitha e ka deklaruar se do të tundohej nga një eksperiencë në Premier League.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit