Inter, jo vetëm Gosens: Marotta ka gati goditjen për qershorin

26 Janar 2022
17:20
Denis Hakanaj
back button

Inter i ka idetë të qarta në merkato.

Si për sa i takon sesionit të janarit, ashtu edhe për atë të verës së ardhshme.

Gosens menjëherë, Bremer për të ardhmen.

Sipas Corriere dello Sport, formacioni zikaltër duket se ka arritur një marrëveshje në vija të përgjithshme me mbrojtësin e fortë brazilian të Torino-s.

Kampionët e Italisë në fuqi do të duhet “vetëm” të arrijnë marrëveshjen me presidentin Urbano Cairo, i cili synon të hapë një ankand verën e ardhshme duke përfshirë edhe klubet e tjerë të mëdha të Italisë.

Inter duket se është në avantazh, por nuk do të ofrojë më shumë se 20 milionë euro. Në fakt, ekziston edhe mundësia që të ndërrojë objektiv. Alternativa e Bremer është Luiz Felipe i Lazio-s, gjithmonë nëse nuk do të ketë rinovuar me bardhekaltrit ose nuk do të ketë nënshkruar me një skuadër tjetër.

Të shohim se cilat do të jenë lëvizjet e Marotta-s, që pasi ka siguruar praktikisht Gosens nga Atalanta, po fillon të punojë për sesionet e ardhshme të merkatos.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit