Inter, lamtumirë Conte: ja ideja e eçmendur e zikaltërve

26 Nëntor 2020
16:22
Denis Hakanaj
back button

Inter-i në duart e interistëve.

Tifozët zikaltër duket se janë lodhur nga Antonio Conte dhe do të donin që stoli i ekipit t;i besohej një trajneri të ri, i cili i do ngjyrat zikaltër.

Mes mbështetësve të Inter-it duket se ekziston një vetëdije se ka pak mundësi që shkarkimi i Conte-s të çojë te marrja e një trajneri të madh.

Klubi, në fakt, duhet të paguajë 18 milionë euro në sezon për rrogat e ish-trajnerit të Chelsea-t dhe Spalletti-t (kontrata e tij skadon më 30 qershor 2021). Kjo e bën të pamundur që kontratave të mësipërme t’i shtohet edhe një tjetër e rëndësishme siç do të ishte ajo e Allegri-t.

Sipas shtypi italian, kjo situatë ka bërë që klubi milanez të drejtojë sytë nga një emër i papritur. Po flasim për Walter Zenga-n, i cili nuk do të kishte probleme rroge për të realizuar ëndrrën e një jete.

Askush si ish-portieri nuk i do ngjyrat zikaltër dhe për shumë tifozë, në rrjetet sociale, mund të ishte me të vërtetë një ide e mirë. Por Zenga nuk është i vetmi ish-interist në listë. Alternativat janë Materazzi, Stankovic ose Cambiasso.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit