Inter, Marotta përgatit goditjen e dyfishtë

7 Dhjetor 2018
20:43
Denis Hakanaj
back button

Nuk është ende zyrtare, por epoka e Marotta-s tek Inter-i ka filluar dhe CEO i ri i zikaltërve po punon së bashku me Piero Ausilio-n dhe Giovanni Gardini-n për të programuar merkaton dhe për të ndërtuar skuadrën e ardhshme.

Viti 2019-të përkon edhe me daljen e shumë pritur nga "settlement agreement" i nënshkruar me UEFA-n, diçka që do t’i lejojë më shumë mundësi për të lëvizur në merkato një klubi që, nën udhëheqjen e presidentit të ri Steven Zhang, dëshiron të përshpejtojë ngushtimin e distancave me Juventus-in dhe me skuadrat e mëdha të Europës.

Dhe për ta bërë këtë, Marotta ka piketuar një goditje të dyfishtë. Suning dëshiron të fitojë brenda një kohe të shkurtër dhe, sipas “Tuttosport”, ia ka besuar Marota-s detyrën për të sjellë në Milano dy lojtarë të nivelit të lartë, për të cilët është interesuar edhe Juventus-i. Në mesfushë, objektivi i madh është Sergej Milinkovic-Savic.

Fillimi jo i mirë i sezonit detyron Lazio-n t’i ulë pretendimet e saj ekonomike dhe Inter-i është i vendosur për të provuar ta marrë lojtarin. Ashtu si Federico Chiesa, i sugjeruar nga Luciano Spalleti, por jo vetëm.  Gazeta torineze thekson se raporti i shkëlqyer mes Marotta-s dhe drejtorit sportiv të Fiorentina-s, Pantaleo Corvino, mund të ndihmojë për të mposhtur konkurrencën e ashpër.

Një transferim i kushtueshëm që do të balancohet nga daljet e disa lojtarëve: pothuajse të sigurta largimet e Candreva-s, Borja Valero-s dhe Miranda-s. Nuk duhet harruar as klauzola e Brozovic (60 milionë euro) dhe rendimenti jo i mirë i Perisic.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit