Pasi Palmeiras fitoi në ndeshjen e luajtur më herët ditën e sotme, në orën 18:00 me orën Europiane, në mbrëmje ishte radha e Inter Miami të fitonte dhe e bëri këtë duke mundur Porton me rezultatin 2-1 pas një përmbsysje që pa protagonist Messin me një goditje dënimi spektakolare, teksa duhet theksuar se ishte një penallti në pjesën e parë ajo që ndezi gjakrat dhe acaroi trajnerin Mascherano.
Megjithatë, ekipi i Miamit arriti të shënonte ne fillim të pjesës së dytë me Segovia dhe më pas të merrte 3 pikët me Messin. Duke shtuar edhe barazimin e parë me Al-Ahly, ekipin egjiptian, skuadra amerikane ndodhet 4 pikët, teksa Palmeiras gjithashtu 4. Vetëm 1 pikë për Porton.







