INTER-MILAN, formacionet zyrtare: Inzaghi rikthen Lautaro Martinez, Fonseca me dy sulmues

22 Shtator 2024
19:54
Telesport
back button

Interi dhe Milani sonte përballen në derbin e Madoninës, ndeshja më e pritur e vitit në kampionatin italian. Sapo janë publikuar formacionet zyrtare të dy skuadrave dhe ka mjaft surpriza.

Trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi, i ka besuar dyshes Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram. Argjentinasi nuk luajti ndaj City si titullar, duke u “kursyer” për derbin.

Ndërkohë, Paoulo Fonseca do të luajë në sulm me Tammy Abraham dhe Alvaro Morata. Ja formacionet zyrtare:

Inter: Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Lautaro Martinez.

Milan: Maignan; Emerson Royal, Gabbia, Tomori, Theo Hernandez; Pulisic, Fofana, Reijnders; Leao; Morata, Abraham.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit