Inter, Moratti jep një lajm të keq për tifozët dhe del kundër ndryshimit të bujshëm

19 Janar 2021
19:56
Denis Hakanaj
back button

Massimo Moratti ka dhënë një intervistë për Tuttosport, në të cilën ka folur për të tashmen dhe të ardhmen e Inter-it.

Në lidhje me fitoren e Inter-it kundër Juventus-it: “Është një ndjesi e bukur që kemi mundur bardhezinjtë, sepse jep idenë që skuadra është e pranishme dhe që mund të synojë diçka të rëndësishme”.

“Juventus ishte pa dyshim skuadra më e frikshme, pa nënvlerësuar Milan-in. Titulli? Inter mund t’ia lejojë vetes të mendojë për titullin gjithmonë. Më pas, për supersticiozitet, nuk përmendet “, ka thënë Moratti.

Në lidhje me klubin, hipotezën për t’u kthyer në drejtim të Inter-it dhe lajmit të fundit mbi ndryshimin e emrit dhe logos:

“Nuk e kam menduar kurrë që ta rimarr Inter-in. Disa klube kanë dimensione që nuk mund të menaxhohen nga një person i vetëm. Largimi i Zhang? Nëse do të jetë kështu, do të më vinte shumë keq sepse dukej se kishin të gjitha karakteristikat e duhura, se ishte një familje që drejtonte gjithçka me një kapacitet financiar të rëndësishëm. Kjo ishte më e mira që mund të gjente Inter-in: jo një fond, por një familje”.

Në lidhje me ndryshimin e emrit dhe logos nga ana e Inter-it në muajt e ardhshëm: “Një herë kemi qenë në Austri për një ndeshje kupe dhe ishte shkruar në tabelën elektronike ‘Inter Milan’. Fola me drejtuesit e skuadrës kundërshtare dhe u kërkova të hiqnin Milan dhe ata e hoqën”.

“Kjo sepse Inter njihet si Inter, ajo shtesë nuk është e domosdoshme”, ka thënë Moratti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit