Jurgen Klinsmann, ish-sulmuesi gjerman i Interit, një nga legjendat e mëdha të futbollit, ka folur në skenën e javës së futbollit në Milano:
“Interi është një ekip i jashtëzakonshëm që fitoi kampionatin me shumë pikë përpara. Një ekip me cilësi të lartë. Ata nuk duhet të synojnë vetëm kampionatin, por edhe Champions League”.
– Si ju duket Simone Inzaghi?
“Ai është njeriu i duhur, ishte i mrekullueshëm. Një djalë i mirë, i cili gjithashtu di të komunikojë brenda klubit dhe i menaxhon gjërat në mënyrën më të mirë të mundshme edhe me tifozët. Kushtet janë të shkëlqyera, tani duhet të luftojmë dhe të shpresojmë të kemi edhe pak fat”.
– Për pronësinë e re.
“Tani gjërat kanë ndryshuar, nuk është si në kohën time. Shpresoj që ky grup amerikan ta menaxhojë situatën në mënyrën më të mirë. Nëse nuk shesin dhe qëndrojnë, shpresoj ta lënë Marotta-n të bëjë atë që ai e sheh të përshtatshme duke pasur parasysh kompetencën e tij”.
– Si i mbani mend vitet e kaluara tek Inter-i?
“Një marrëdhënie e mrekullueshme me Pellegrinin. Ai më donte shumë tek Inter dhe për mua ishte një nder kur filluam negociatat, ai ishte një njeri me stil të madh”.
– Bisseck si unë dhe Matthaus për Interin dhe Gjermaninë?
“Le t’i japim atij kohë, ai do të ketë një shans ndoshta në ekipin kombëtar tashmë duke luajtur kaq mirë”.