“Inter mund ta fitojë titullin”, Brehme: Skriniar? Ja çfarë do të kisha bërë unë

3 Shkurt 2023
16:14
Denis Hakanaj
back button

Në një intervistë të dhënë për L’Interista, Andreas Brehme, ish-futbollist historik edhe i zikaltërve, ka folur për tema të ndryshme që kanë lidhje me aktualitetin e Inter-it.

Nga derbi i kësaj fundjave e deri te lufta për titull dhe situata me Skriniar, tashmë një lojtar i PSG-së, me transferimin që do të finalizohet në fund të sezonit.

Për momentin e Inter-it dhe në prag të derbit me Milan-in dhe rëndësinë që ka kjo përballje: “Inter-i tani është mbrapa dhe kundër Atalanta-s në Kupën e Italisë ka luajtur shumë mirë. Jam optimist për të dielën në mbrëmje, mendoj se zikaltrit mund të bëjnë mirë.

“Për sa i takon luftës për titull, Napoli ka shumë shanse ta fitojë, duke parë se ka 13 pikë avantazh, që janë shumë. Por në futboll gjithçka është e mundur dhe unë vazhdoj të shpresoj se Inter-i im mund t’ia dalë”.

Brehme ka folur edhe për çështjen Skriniar: “I zhgënjyer? The vetëm se po të kisha qenë në vend të tij, do të kisha qëndruar përgjithmonë tek Inter-i. Por ky është vetëm mendimi im personal”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit