Inter përgatitet për një “tour de force” të çmendur

5 Qershor 2020
21:33
Denis Hakanaj
back button

Rifillimi i kompeticioneve të futbollit në botë është shumë afër. Kupa e Italisë në fillim dhe Seria A më pas do të kthehen protagoniste.

Një nga skuadrat që mund të ketë më shumë “punë” është Inter-i. Pas gjysmëfinales së kthimit të Kupës së Italisë kundër Napoli-t, në fakt, zikaltrit do të luanin finalen e Kupës së Italië më 17 qershor, gjithmonë nëse do të kualifikohen.

Më pas do të kthehen në fushë për Serinë A, ku në fillim duhet të rikuperojnë ndeshjen e prapambetur kundër Samdoria-s (e programuar më 21 qershor) dhe më pas të luajnë kundër Sassuolo-s më 24.

Kështu, Inter-i mund të luajë 4 ndeshje në 12 ditë. Një “tour de force” që do të jetë vendimtar për skuadrën zikaltër dhe ambicieve për të fituar një trofe në këtë sezon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit