Inter sakrifikon një nga yjet: 80 milionë euro për të befasuar Juventus-in

28 Maj 2024
15:13
Denis Hakanaj
back button

Oaktree planifikon të ardhmen e Interit, në pritje të mbledhjes së aksionarëve më 4 qershor, e cila do të zgjedhë Bordin e ri Drejtues të klubit pas ndryshimit të pronësisë dhe lamtumirës së Zhang nga presidenca.

Drejtuesit e fondit amerikan në orët në vijim do të takohen sërish me drejtuesit Marotta dhe Antonello, si dhe me trajnerin Simone Inzaghi dhe Ausilio-n.

Ndërkohë që pritet të zgjidhet problemi në lidhje me rinovimin e kapitenit Lautaro Martinez, qëllimi i pronësisë së re është të mbyllë të blindojë lojtarët e mëdhenj të ekipit dhe të shfrytëzojë transferimet e disa lojtarëve të rinj dhe lojtarëve që konsiderohen të tepërt për të mbledhur atë thesar themelor për merkaton.

Përveç Coreas, në treg mund të përfundojë edhe Arnautovic, ndërsa pa rinovim Dumfries do të bëjë valixhet dhe vlerësohet rreth 25 milionë euro.

Mund të sakrifikohen disa lojtarë të rinj, ndër të cilët padyshim spikat Valentin Carboni, i cili do t’i siguronte një çek 30-35 milionë euro për Marotta-n dhe Ausilio-n.

Objektivi është të mblidhet një shifër totale afër 80 milionë euro për të marrë më pas Bento-n mes shtyllave dhe mbi të gjitha Gudmundsson, fiksimi i drejtuesve të klubit dhe Simone Inzaghi-t, për të përfunduar në pokerin sulmues me marrjen e Taremi-t me kosto zero.

Interi shpreson kështu të mposhtë konkurrencën nga Juventusi për sulmuesin islandez, një zbulim me fanellën e Genoas dhe për të cilin do të duhet një ofertë prej më shumë se 30 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit