Inter sfidon Milan, nis me mision emisarin për objektivin e kuqezinjve

26 Nëntor 2021
15:34
Denis Hakanaj
back button

Derbi milanez për Julian Alvarez.

Talenti i datëlindjes 2000 i River Plate po ndiqet nga disa klube të Serisë A mes të cilëve Juventus dhe Fiorentina. Por duket se Milan dhe Inter kryesojnë garën në këtë moment.

Zikaltrit, më saktësisht, duket se janë gati të dërgojnë emisarë në Argjentinë për të ndjekur ecurinë e lojtarit.

Sipas Il Giornale, Dario Baccin, zëvendësdrejtor sportiv i Inter-it, duket se do të udhëtojë drejt Argjentinës për të bërë një raport në lidhje me objektivin e merkatos.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit