Inter s’po rinovon ende me lojtarin, PSG e City gati 50 mln euro për ta marrë

10 Prill 2023
10:26
Telesport
back button

E ardhmja e mbrojtësit italian Alessandro Bastoni duket se do të jetë larg Serie A. 23-vjeçari luan në Itali me Interin, por kontrata e tij me zikaltërit skadon pas një viti dhe në horizont nuk duket ndonjë shenjë e rinovimit të saj edhe pse palët kanë kohë që bisedojnë.

Për këtë arsye, në gjurmët e Bastoni janë vënë ekipet e Manchester City e PSG, lajm që konfirmohet nga e përditshmja italiane “Tuttosport”. Duket se City e PSG do të bëjnë një duel “kokë më kokë” mes tyre për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të qendrës e ardhmja e të cilit duket larg Interit.

Këtë sezon ai është aktivizuar më pak nga trajneri Inzaghi, ndaj duket se Bastoni është në kërkim të një aventure tjetër. Për më tepër që marrëveshja e rinovimit mungon, ndërsa dy ekipet pretendente janë gati t’i ofrojnë një rrogë më të mirë, duke i paguar Interit edhe 50 milionë euro për të marrë kartonin e mbrojtësit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit