Inter synon mbrojtësin slloven në janar, Marotta mohon: Kemi një skuadër konkurruese

26 Nëntor 2024
11:41
Telesport
back button

Një Inter që është “binker” në Champions League dhe një Inter që pëson mjaft gola në kampionat. Ky standart i dyfishtë i skuadrës zikaltër nuk i pëlqen klubit, që është gati të ndërhyjë në merkaton e janarit.

Dyshja Acerbi dhe De Vrij nuk garantojnë vazhdimësinë e performancës dhe integritetin fizik, ndaj tek Inter po monitorojnë tregun e mbrojtësve. Slloveni Jaka Bijol i Udinese, 25 vjeç, prej disa kohësh është në fokusin e zikaltërve.

Ideja është që Bijol të kalojë tek Inter në formë huazimi me detyrimin për të blerë në fund të sezonit ose duke futur huazimin e Palacio, që pëlqehet shumë nga skuadra bardhezi. Lajmi konfirmohet nga “Tuttosport”.

Gjithsesi, Beppe Marotta nuk ka konfirmuar asgjë në këtë drejtim: “A do ta bëjmë transferime në janar? Nuk mendoj kështu sepse ne kemi një skuadër konkurruese. Ne kemi një ekip me vlerë të madhe“.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit