Inter, vëzhgues në Gjermani për talentin argjentinas

19 Gusht 2019
12:49
Denis Hakanaj
back button

Inter mendon për të tashmen, por nuk harron as të ardhmen dhe ka vënë në lëvizje vëzhguesit e klubit për të ndjekur nga afër talentet më të mirë dhe për të zbuluar rastet që mund të ofrojë merkato.

Gjatë fundjavës së kaluar, një vëzhgues i zikaltërve ka qenë në Gjermani për të ndjekur një ndeshje të Bundesliga 2. Në fushë ka qenë Stuttgart, ekipi favorit për t’u ngjitur në Bundesliga bashkë me Hamburg-un, që ka luajtur në shtëpi kundër St. Pauli.

Ndeshja ka përfunduar 2-1 për vendasit dhe është vendosur në minutën e fundit nga ai që, sipas “Corriere dello Sport”, ka qenë i vëzhguari i madh i Inter-it: sulmuesi 21-vjeçar, Nicolas Gonzalez.  

Zikaltrit kanë kërkuar ta marrin argjentinasin që verën e kaluar, por janë tërhequr pasi kanë arritur marrëveshjet për Lautaro Martinez dhe Keita.

Gonzalez vendosi të zgjidhte Stuttgart-in, që e mori nga Argentinos Junior për 8,5 milionë euro. Gjithsesi, Inter nuk ka hequr dorë nga sulmuesi dhe po ndjek me vëmendje progresin e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit