Inter, zbulohet përforcimi i Marotta-s

20 Janar 2019
21:21
back button

Merkato e Inter ka qenë inekzistente deri në këto moment. Jo sepse zikaltërit nuk kanë parë përreth, por sepse nuk është regjistruar asnjë shans vërtetë konkret për të ngritur nivelin e një skuadre që për momentin është seriozisht në garë për objektivin sezonal.

Gjithsesi, sipas medias italiane “Corriere dello Sport”, nuk nënkupton se nuk mund të bëhet dot asnjë goditje deri në fund të muajit. Përkundrazi, gazeta italiane evidenton pikërisht atë që do të ishte fokusi i zikaltërve në këto ditë të mbetura të merkatos së dimrit.

“Klubi do të verifikojë nëse ekziston mundësia për të përfshirë në kontigjent një mesfushor të aftë për të ngritur nivelin teknik të skuadrës. Për tu kuptuar, një transaksion analog me atë të perfeksionuar vitin e kaluar me Rafinha, ose më saktë një huazim me të drejtë blerje”, shkruan e përditshmja italiane.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit