Inter zbulon prioritetin e merkatos, është zbulimi i sezonit në Serie A!

29 Mars 2020
11:09
back button

Beppe Marotta ka vetëm një prioritet në merkato sipas mediave italiane dhe bëhet fjalë për zbulimin e sezonit në Serie A. Gaetano Castrovilli ka pasur një rritje të jashtëzakonshme këtë sezon, teksa është grumbulluar edhe nga Kombëtarja e Italisë falë paraqitjeve të tij me Fiorentinën.

Interi e ka në krye të listës së dëshirave dhe drejtuesit nga Milano janë gati të ofrojnë 40 milionë euro për të bindur klubin vjollcë.

Castrovilli do të shtonte akoma më shumë cilësitë në mesfushën zikaltër, që ka emra si Barella, Sensi, Brozovic apo edhe Eriksen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit