Inter “zjarr” ndaj Napolit e Empolit për 6 milionë euro

19 Maj 2019
9:38
back button

Inter do të luajë në mbrëmje në “San Paolo” kundër Napolit dhe Spalletti e ka bërë të qartë se shkojnë për të fituar këtë ndeshje dhe për të siguruar një vend në zonën Champions.

Asgjë nuk duan të ia lënë rastësisë, asgjë nuk duhet të mbetet për ndeshjen e fundit. Gjithçka duhet të zgjidhet sonte dhe Spalletti ua ka bërë të qartë lojtarëve.

Një shtysë më tepër është edhe nga klubi për të fituar dy ndeshjet e mbetura. Kërkohet me patjetër vendi i tretë në renditje sepse do kishte përfitime ekstra ekonomike.

Nga vetë Lega Serie A do të përfitonin 800 mijë euro më shumë, për të shtuar këtu 2.5 milionë euro të tjera nga të drejtat televizive nëse renditen të tretët. Si dhe 2.5 milionë euro ekstra që do të sigurohen nga tregu dhe pjesëmarrja në Champions si vend i tretë.

Në total janë mbi 6 milionë euro që luhen në harkun e 180 minutave dhe klubi ia ka bërë të qartë trajnerit se duhet të arrihet fitorja për të shmangur vendin e katërt.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit