Interi drejt shitjes! Pronarët e rinj mund të paguajnë 750 mln euro dhe të spastrojnë Marotta dhe Conte

13 Janar 2021
18:10
Telesport
back button

Disa javë përpara një propozimi të vërtetë ekonomik. Këto janë kohët e përshkruara nga Corriere della Sera në lidhje me negociatat midis BC Partners dhe Suning për aksionet e Interit.

Një propozim ekonomik që mund të parashikojë “aksionet ose blerjen e shumicës së aksioneve të klubin zikaltër, në duart e Suning gati 70%”.

Të dy palët mohuan zërat se klubi tashmë është shitur. “Kohët nuk janë pjekur, edhe pse hipoteza e një ndryshimi të pronësisë deri në fund të sezonit është gjithnjë e më konkrete. Baza mbi të cilën mund të diskutohet mund të jetë rreth 750 milion euro; dy bono 375 milion për Interin.

Në rast të transferimit të pronësisë së shumicës së aksioneve, 31% e aksioneve që i përkasin fondit Lion Rock në Hong Kong, të lidhura me Suning, do të mbeteshin në duar kineze.

Shitja e mundshme e Inter do të vinte në pikëpyetje pozicionin e atyre që drejtojnë klubin dhe ekipin: nga Marotta, te Antonello dhe Conte, të gjithë duhet të bisedojnë çështjen e konfirmimit me pronarët e rinj”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit