Interi “driblon” koronavirusin, sot luan me 1000 tifozë në “San Siro”

19 Shtator 2020
12:48
Alfred Lleshi
back button

Inter shikon përpara. Me pak më shumë besim. Dhe sot për ndeshjen kundër Pisa, e planifikuar për në orën 6 të pasdites, skuadra zikaltër do të rihapet për publikun. “San Siro” do të presë 1000 tifozë të zgjedhur nga klubi, të cilët do të hyjnë në stadium me respektin maksimal për kufizimet e sigurisë, duke përfaqësuar të gjithë botën zikaltër me mesazhe shprese në këto kohë të vështira e të frikshme pandemie. Ndeshja e kësaj të shtune për ekipin e Antonio Conte është miqësorja e fundit para debutimit në kampionat për sezonin e ri, konkretisht në “San Siro” kundër Fiorentinës, më 26 shtator.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit