Interi e cilësoi dështak, mbrojtësi vijon të mahnisë! Shihni perlën e radhës që ka realizuar (VIDEO)

24 Shkurt 2020
12:02
back button

Alex Telles luajti për një vit tek Inter si i huazuar, por zikaltrit nuk u bindën për ta blerë kartonin e tij, kështu që braziliani u rikthye te Galatasaray, ndërsa më pas u bashkua me Porton, ku vijon të jetë pjesë e portugezëve.

Pavarësisht se Interi e largoi si dështak, performancat e Telles janë përmirësuar nga viti në vit dhe tashmë 27-vjeçari vlen të paktën 40 milionë euro. Ai është një ndër më të rëndësishmit te Porto dhe mbrëmjen e kaluar ka shënuar një perlë të vërtetë.

Në minutën e 87-të, Telles i ka dhënë fitoren Portos, teksa ka bombarduar portën me një goditje të fortë, duke mos i dhënë asnjë shans portierit të Portimonenses. Me siguri, Inter është penduar shumë tashmë…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit