Interi, epoka e Oaktree fillon nga asambleja dhe bordi i ri i drejtorëve. Presidenti i ri do të jetë italian

4 Qershor 2024
8:27
Alfred Lleshi
back button

Interi i Oaktree lind të martën e 4 qershorit. Bordi i ri i Drejtorëve, presidenti i ri, delegacione dhe udhëzime të qarta për të gjitha çështjet, përfshirë stadiumin e ri. Takimi në orën 10:00, në hotel “Palazzo Parigi”, sipas thirrjes së aksionerëve për Asamblenë e firmosur nga Steven Zhang në largim.

Bordi i ri i Drejtorëve do të emërohet dhe do të zgjedhë drejtuesin numër një të zikaltërve në SHBA. Me pak fjalë përfundon “prova” për fondin që mori mbi 99.6% të aksioneve të klubit kampion në fuqi të Italisë. Tani hyjmë në fazën operacionale, që në aspektin sportiv do të thotë rinovime që duhen nënshkruar dhe transfertat e para në merkato për të mbledhur para dhe forcuar grupin ekzistues.

Bordi i ri do të përbëhet si gjithmonë nga 10 anëtarë. Në fakt nuk ka kohë për të thirrur mbledhjen e jashtëzakonshme për ndryshimin e statutit. Duke e marrë të mirëqenë që Antonello dhe Marotta do të konfirmohen, përveç Carassai dhe Marchetti, të lidhur me fondin amerikan dhe në Bordin e Drejtorëve nga viti 2021, të tjerët presin të mësojnë fatin e tyre.

Është më pak e lehtë të kuptosh se kush do të zërë dy vendet e fundit. Njëri do të jetë presidenti i ri, i cili, duke përjashtuar çdo kthesë, nuk do të jetë Marchetti, pasi ka shprehur dyshime, sepse është shumë i zënë me drejtimin e firmës noteriale të familjes.

Carassai është shumë operacional për ta plotësuar një pozicion të tillë, që kërkon kohë. Zanetti do të kishte kandiduar, por Oaktree pëlqen një profil italian, të lidhur me fondin, institucional, i cili mban marrëdhënie me FIGC dhe Lega Serie A.

Pasi të jetë vendosur grafiku organizativ i klubit do të kalohet në fazën operacionale. Pas takimeve faktmbledhëse të ditëve të fundit, përfaqësuesit e pronësisë së re do të fillojnë të diktojnë udhëzimet për zona të ndryshme të klubit zikaltër, do të futen gjithashtu në thelbin e temës së stadiumit, një aset i konsideruar thelbësor për rritjen e mëtejshme të të ardhurave.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit