“Interi është një klub i veçantë, tani duhet të bëhemi gati për derbin”

19 Shtator 2024
8:21
Alfred Lleshi
back button

Mesfushori i Interit, Piotr Zielinski, në kanalet zyrtare të klubit zikaltër ka komentuar barazimin 0-0 ndaj Manchester City, në mbrëmjen e debutimit europian të sezonit të ri në Champions League. Këto janë fjalët e polakut, i cili luajti titullar në “Etihad”:

“Padyshim kam ndjesi të shkëlqyera. Përveç faktit që luajtëm kundër një prej skuadrave më të forta në botë, u përballëm si të barabartë dhe krijuam mjaft mundësi për të shënuar. Pra, edhe mund ta kishim fituar ndeshjen.

Jam i kënaqur më shumë me ekipin sesa me lojën time. Mentaliteti i duhur? Sigurisht, ne jemi Interi dhe duhet t’i demonstrojmë ndaj të gjithëve cilësitë dhe aftësitë tona për të krijuar lojë, për të bërë mirë dhe fituar ndeshjet. Jemi të fortë, e treguam edhe sonte”.

Për mënyrën se si po ecën integrimi i tij në botën zikaltër: “Në përgjithësi është një klub i veçantë, me shumë lojtarë të veçantë. Ka shumë konkurrencë, çka është një stimul. Është kënaqësi të luaj në këtë ekip dhe do të përpiqem të rritem përditë.

Për të bërë mirë dhe lumturuar tifozët e të gjithë familjen e Interit, sigurisht që duhet të jemi gati dhe të përqendruar. Në fundkavë do të jetë një tjetër ndeshje shumë e vështirë, kundër një kundërshtari shumë të respektueshëm. Do të përpiqemi të bëjmë mirë edhe në derbi dhe ta fitojmë ndeshjen”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit