Nga e marta e 4 qershorit, Steven Zhang nuk do të jetë më zyrtarisht president i Interit. Teksa pret të dijë emrin e pasuesit të tij, presidenti i titullit të fituar më 22 prill nuk mungon të zbulojë lidhjen dhe dashurinë e tij për botën zikaltër.
Ai e konfirmoi sërish këtë, duke postuar në profilin e tij në Instagram foton e dhuratës që mori pas fitimit të titullit të 20-të, që shtoi yllin e dytë në fanellën zikaltër.
Bëhet fjalë për një fanellë të firmosur nga e gjithë dhoma e zhveshjes së Interit dhe jo vetëm me numrin 20, dy yjet, por edhe këtë dedikim: “Për Steven, faleminderit president”. Përgjigja e Zhang ishte gati: “Djema, zemra ime mbetet gjithmonë në atë vend!”