Interi i falet Lautaro Martinezit me një gol rekord, fiton në Romë. Ngjishet renditja e Serie A, java e ardhshme derbi i Italisë (VIDEO)

20 Tetor 2024
23:09
Telesport
back button

Interi u pergjigjet Napolit, Juventusit dhe Milanit dhe ne Romë mer nje fitore me shume vlera ne kuadër të javës së tetë të Serie A. Dy skaudrat e nisën mirë ndeshjen duke rrezikuar që në start, por që harkimi i Lorenzo Pellegrinit, që ka mundur të jetë letë gol, pasi Yan Sommer e lëshoi topin nga duart për ta gjetur shtyllën.

Te Interi gjuajti bukur Henrikh Mikhtarian, i cili gjuajti fuqishëm, por shtylla ndali goditjen e tij. Pjesa e parë nuk është se solli diçka më shumë met ë dy skuadrat që shkuan në pushim me barazim. Megjithate, lajmet e keqija ishin demtimet e Calhanoglu dhe Acerbit.

Në minutën e 60-të, Interi arriti të zhbllokojë ndeshjen me Lautaro Martinez që shënoi me një gjuajtje të bukur brenda zonës për 1-0. Nje humbje topi e Romes nga ana e Zalewskit dhe me pas nje tjeter lehtesi brenda zone nga ana e Celik i hapen rrugen silures se Lautaros qe gjeti edhe pak devijimin e Dybala.

GOLI I LAUTAROS – VIDEO

Sulmuesi argjentinas ka barazuar rekordin e Stefano Nyers në kuotën e 133 golave si golashënuesi më i mirë i huaj në historinë e Interit, duke marrë parasysh të gjitha kompeticionet.

Roma tentoi të bënte më shumë në minutat e mbetur pa sukses, duke u dorëzuar para kampionit aktual. Interi madje pati raste ta mbyllte me Dumfries dhe Thuram, teksa ne fund shkendijen e dha Soule por Sommer tha “jo”. Me këtë fitore Interi ngjitet në vendin e dytë me 17 pikë, ndërsa Roma është e 10-ta me dhjetë pikë. Java e ardhshme: Inter-Juventus!!!!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit