Interi identifikon tashëgimtarin e Handanovic

18 Nëntor 2019
21:06
back button

Në moshën 35-vjeçare tashmë, është e qartë se Samir Handanovic nuk do të luajë edhe për shumë kohë në nivelet më të larta.

Kështu që Interi ka nisur të planifikojë të ardhmen e portës në kërkim të një gardiani premtues i cili mund të trashëgojë vendin e kapitenit aktual të zikaltërve.

Sipas FcInterNews, Interi i ka vënë syrin Juan Musso-s, i cili e ka nisur shumë mirë sezonin me Udinesen.

25-vjeçari konsiderohet si pasardhësi i përsosur i Handanovic dhe Interi kërkon ta përvetësojë sa më shpejtë duke shfrytëzuar edhe marrëdhënien e mirë që ka me klubin e Udineses.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit