Një letër drejtuar tifozëve zikaltër… Kështu prezantohet Oaktree për Interin dhe publikun e tij. Pronarët e rinj, të cilët morën përsipër klubin javët e fundit nga Suning, kanë publikuar një deklaratë në faqen zyrtare të kompanisë për të shpjeguar se cilët janë ata dhe cilat janë objektivat e tyre për sezonin e ardhshëm.
Ky është teksti i plotë: “Për të gjithë tifozët zikaltër, sot nis një kapitull i ri në partneritetin mes Interit dhe Oaktree. Ndërsa marrim pronësinë e Interit, duam të ritheksojmë angazhimin tonë për prosperitetin dhe suksesin e klubit.
Që nga viti 2021, ne jemi partnerë dhe mbështetës të Interit. Ne e vlerësojmë shumë trashëgiminë historike dhe shpirtin e palëkundur të lojtarëve e tifozëve. Pasioni dhe besnikëria juaj janë zemra rrahëse dhe burimi i suksesit të qëndrueshëm të zikaltërve.
Jemi krenarë që financimi ynë gjatë tri viteve të fundit ka ndihmuar në mbështetjen e sukseseve të fundit të klubit. Për këtë arsye, ne jemi të fokusuar në sigurimin e stabilitetit operacional dhe financiar, i cili do të kontribuojë në suksesin e qëndrueshëm të klubit brenda dhe jashtë fushës. Gjithmonë forca Inter!”