Interi ka gjetur zëvendësuesin e Skriniar: vjen nga Bayern Munich…

31 Maj 2023
21:00
Denis Hakanaj
back button

Benjamin Pavard mund të largohet nga Bayern Munich në verë.

I lidhur me klubin kampion gjerman me një tjetër vit kontratë, mbrojtësi i lindur në ’96 duket se nuk është i gatshëm të rinovojë kontratën dhe për këtë arsye edhe për të mos e humbur me kosto zero, klubi gjerman mund të mendojë për një shitje para sezonit 2023-24.

Në këtë këndvështrim, zërat për francezin, mbrojtës krahu, por tashmë i mësuar të luajë edhe si qendërmbrojtës, duket se po bëhen gjithnjë e më këmbëngulëse për një kalim tek Interi.

Sipas Corriere dello Sport, Pavard te zikaltrit është një mundësi reale: nga drejtuesit e klubit milanez ai, në fakt, konsiderohet profili ideal për të zëvendësuar Milan Skriniar, qendërmbrojtësi që do të fillojë aventurën e tij në Paris Saint-Germain pas pak javësh.

Mbeten për t’u vlerësuar të gjitha kostot, por emri i Pavard pëlqehet dhe jo pak nga Interi, që mund të ketë gjetur kështu zëvendësuesin e sllovakut. Do të shohim nëse këto zëra të merkatos do të konkretizohen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit