Interi ka nevojë për shitje dhe arkëtime, lojtari i ri refuzon klubin dhe “djeg” gati 5 mln euro!

24 Qershor 2021
22:36
Telesport
back button

Interi duhet të bëjë likuiditet rreth 70-80 mln euro deri në fund të muajit dhe porosia e Zhang është një urdhër, por deri tani duket e vështirë ende…

Edhe pse, shitja dhe sakrifica e madhe do të jetë Hakimi te PSG (pritet vetëm transferimi zyrtar pasi detajet e fundit janë duke u diskutuar për një shifër rreth 70 mln euro dhe bonus)

Por, Interi po tenton të shesë edhe tepricat dhe të fitojë diçka. Në këtë kuadër, një lajm i keq ka ardhur nga Franca, ku Andreë Gravillon ka refuzuar Lorient.

Blerja e mbrojtësit të lindur në vitin 1998 pas huazimit te klubi francez do të sillte 4.5 milion euro në arkat e Interit, por lojtari refuzoi dhe tani shikon përreth në kërkim të një strehimi të ri…

Në sezonin e fundit në Ligue 1 Gravillon luajti 26 ndeshje, duke shënuar gjithashtu 1 gol dhe dhënë 2 asist.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit