“Interi ka një avantazh të vogël për titullin. Kujdes Juventusin. mund të bëjë gjëra të rëndësishme”

23 Gusht 2024
9:20
Alfred Lleshi
back button

I intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, Gianfranco Zola ka folur për Kupat e Europës dhe futbollin italian. Kur u pyet nëse Interi është skuadra më e kompletuar për të bërë progres të mëtejshëm në Europë, ai u përgjigj:

“Atalanta, gjithashtu ka dëshmuar të jetë super e kolauduar. Europa është një çështje tjetër. Qartësisht skuadrat që bëjnë më mirë në Serie A kanë një avantazh, por në Kupat e Europës luhet në një nivel pak më të lartë se në kampionatin italian.

Interi, favorit për titullin? Unë i jap gjithmonë një avantazh të lehtë kujtdo që fiton kampionatin në Itali. Interi është një skuadër me ekuilibër dhe që nuk ka bërë asnjë përmbysje teknike apo taktike, ndaj e ka ende këtë avantazh.

Gjithsesi, besoj se do të jetë një kampionat jashtëzakonisht konkurrues ky që sapo ka nisur. Kundërshtarët e Interit për titullin? Ata janë të gjithë shumë të egër. Në bazë të javës së parë të Serie A, edhe pse është një bazë shumë e vogël referimi, Atalanta ka vazhdimësi rezultatesh krahasuar me edicionin e kaluar.

Juventusi e filloi mirë dhe mund të bëjë gjëra të rëndësishme. Më pëlqen shumë, edhe si strukturë ekipore. Ka lojtarë të rinj me vlera, të përzier me lojtarë të përvojës. Bardhezinjtë kanë një ide të mirë të lojës. Është një ekip që ngjall besim. Milani? Ka një skuadër shumë konkurruese, por duhet të shohim se si do të përballet me mentalitetin e trajnerit të ri. Këto janë gjëra që kërkojnë kohë”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit