Interi kundër Empolit të dy kuqezinjve tanë; shans në sulm për Sanchez

27 Tetor 2021
9:13
Alfred Lleshi
back button

I freskët nga barazimi i minutës së fundit në shtëpi kundër Juventusit, Interi kthehet sot në fushë për t’u përballur me Empolin e Andreazzoli, në kuadrin e javës së dhjetë të Serie A. Nëse zikaltrit janë në kërkim të pikëve që i lejojnë të qëndrojnë pas Milanit dhe Napolit, toskanët kanë qenë një nga zbulimet e kampionatrit deri tani. Fitoret e tyre janë katër, krahasuar me pesë humbje, në nëntë javët e deritanishme të kampionatit italian.

Aurelio Andreazzoli do të luajë me 4-3-2-1, në të cilin përballë portierit Vicario, Stojanovic, Ismajli, Luperto dhe Marchizza do të kompletojnë vijën mbrojtëse. Ricci do të jetë pika e ulët e mesfushës, që do të përfshijë Haas dhe Bandinelli. Nuk do të mungojë as Bajrami në versionin e mesfushorit-sulmues, i shoqëruar nga Henderson. Në sulm është radha e Pinamonti, me Cutrone që duhet ta nisë nga pankina.

3-5-2 i zakonshëm për Simone Inzaghi, i cili përpara Handanovic do të rreshtojë treshen klasike mbrojtëse me Skriniar, de Vrij dhe Bastoni. Në mesfushë, Dumfries dhe Dimarco do të patrullojnë krahët, me Barella, Brozovic dhe Vidal (më shumë se Calhanoglu dhe Vecino) në qendër të këtij reparti. Në sulm, hapësirë ​​për Lautaro Martinez dhe Sanchez, pushim Dzeko.

Ja formacionet e mundshme:
EMPOLI (4-3-2-1): Vicario; Stojanovic, Ismajli, Luperto, Marchizza; Haas, Ricci, Bandinelli; Bajrami, Henderson; Pinamonti.
INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, de Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Vidal, Dimarco; Lautaro, Sanchez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit