Interi me luhatje dhe 18 pikë larg kreut, reagon Marotta duke paralajmëruar Inzaghin dhe lojtarët!

27 Shkurt 2023
16:31
Telesport
back button

“Rruga e këtyre viteve është e kënaqshme, por ekipi dhe trajneri duhet të bëjnë më shumë për të zgjidhur problemin e vazhdimësisë. Ne si klub jemi gjithmonë të gatshëm t’i mbështesim, por u takon atyre në Appiano, në një përballje të drejtpërdrejtë, të gjejnë zgjidhjen e këtij problemi”.

Kështu deklaroi CEO i Interit, Giuseppe Marotta, i intervistuar nga Sky Sport pas humbjes se zikalterve kundër Bolonjës. “Ne dolëm mirë në kupa – vazhdoi ai – por objektivi më i lakmuar ishtë Scudetto. Pas disfatës së djeshme ndaj Bolonjës, jemi këtu për t’i kërkuar skuadrës dhe trajnerit edhe më shumë motivim dhe përqendrim”.

“Nuk duhet te humbasim objektivin e këtij sezoni, që është kualifikimi në Champions League. Detyrimi ynë është të japim kënaqësi për tifozët. Inzaghi është një trajner i mirë, i ri dhe i përgatitur. Besimi tek ai nuk ka munguar kurrë”.

“Na pëlqeu qëndrimi i Lautaro, vlerësojmë deklaratat e tij. Ato janë sinonim i përkatësisë dhe lidhjes me fanelen. Meqenëse skuadra do të takohet sërish në Appiano, të gjithë do të duhet të punojnë në atë rrugë. A do të qëndrojë Lukaku te Inter? Të flasësh për këtë tani është e parakohshme.

Në qershor ai do të kthehet në Chelsea dhe më pas do të hapet një skenar i ri dhe do të shohim se çfarë të bëjmë. Ai dëshiron të qëndrojë, me siguri duke e njohur do të shohim nëse do të jetë rasti që të mund të negociojë kthimin e tij me ne”.

Interi ka rinovuar kete sezon kontraten e Inzaghit edhe per 2 sezone te tjera vec ketij ndaj edhe do te duhet te paguaje nese e shkarkon dhe do te duhet te siguroje edhe rrogen e trajnerit te ardhshem dhe ne nje moment veshtiresie ekonomike eshte thuajse e pamundur…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit