“Interi më solid, Milani ka vokacion më teknik. Pioli ka punuar mjaft mirë”

26 Mars 2024
10:49
Alfred Lleshi
back button

Ish-mbrojtësi i Milanit, Mauro Tassotti, foli në faqet e edicionit të sotëm të “Gazzetta dello Sport” për skuadrën kuqezi dhe ku duhet të forcohet: “Disa zona të fushës duhet të forcohen, duke filluar nga qendërsulmuesi. Kam lexuar se Milani ndjek 4-5 profile, duke përfshirë Zirkzee, i cili më pëlqen.

Ai është i ri, por tashmë duket si një lojtar i rëndësishëm. Tranzicioni nga Bologna te Milani do të ishte delikat, por ai tashmë ka jetuar në një dhomë zhveshjeje të nivelit të lartë si ajo e Bayernit. Zirkzee ka aftësi të shkëlqyera teknike dhe fizik të rëndësishëm. Mund të jetë “9” i duhur.

Role të tjera për t’u forcuar? Në mbrojtje duhet të kuptojmë se cila do të jetë e ardhmja e Kjaer dhe kush do të mund ta mbështesë vazhdimisht Tomorin. Kalulu dhe Thiaw janë dy lojtarë të rinj të shkëlqyer, janë rritur shumë, por këtë sezon kanë pësuar lëndime dhe kanë humbur ritmin.

Hendeku me Interin? Mendoj se është më shumë një karakteristikë historike e dy skuadrave. Interi është më solid, Milani ka vokacion më teknik. A është Pioli trajneri i duhur, apo ka mbërritur në fund të ciklit të tij?

Ai ka funksionuar shumë mirë për mua, gjatë viteve. Milani është një nga skuadrat italiane më të këndshme për t’u parë dhe shumë lojtarë janë rritur me të trajner, nga Leao te Hernandez, nga Kessie te Bennacer e deri te vetë Calhanoglu”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit