Interi ndryshon kreditor? Nga borxhi mbi 350 mln euro te borxhi i ri mbi 400 mln euro!

16 Maj 2024
19:58
Telesport
back button

“Marrëveshja mes Suning Group dhe fondit amerikan Pimco është në fazën përfundimtare”. Këtë e mësoi ANSA nga burime pranë negociatave për rifinancimin e Interit.

Në fakt po afron afati i datës 20 maj, datë deri në të cilën pronësia e klubit zikaltër do të duhet të shlyejë huanë prej rreth 375 milionë eurosh (me interesat) për fondin kalifornian Oaktree.

“Në të njëjtën kohë Oaktree tani po përpiqet të shfrytëzojë çdo mjet për të forcuar pozicionin e saj negociues dhe për të penguar mbylljen e marrëveshjes me partnerin e ri.

Objektivi i Oaktree është të vazhdojë një marrëdhënie që do të siguronte që ai të jetë në gjendje të përfitojë nga rritja e vlerës së klubit të gjeneruar nga zgjerimi komercial dhe suksesi sportiv”, nënvizuan burimet.

Sërish sipas asaj që raportojnë këto burime financiare, Suning është “i sigurt për rezultatin e suksesshëm të negociatave dhe është ende i përkushtuar për të gjetur zgjidhjen më të mirë për palët e përfshira”. Të njëjtat burime pranë operacionit konfirmojnë gjithashtu se Oaktree, pas skadimit të kredisë trevjeçare më 20 maj, i kishte propozuar Suning-ut një “hua të re me afat më të shkurtër dhe kushte ekonomike më pak të favorshme”.

Prandaj Suning vazhdoi negociatat me fondin Pimco – Pacific Investment Management Company – i cili “propozon një maturim 2 vjet e gjysmë dhe një normë të krahasueshme me atë të mëparshme me Oaktree”, pra 12%. “Një afat më i gjatë do t’i lejojë Suning-ut të planifikojë më mirë projektin i cili do t’i garantojë Interit të ruajë konkurrencën maksimale sportive siç ndodhi në këto vite të epokës Suning”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit