Interi në alarm, Conte kërcënohet me jetë. Policia e merr në mbrojtje

16 Nëntor 2019
10:46
Alfred Lleshi
back button

Këto ndoshta nuk janë ditë të lehta për Antonio Conte. Siç raportohet nga “Corriere della Sera”, në fakt, trajneri i Interit mori një zarf, që përmbante kërcënime dhe një plumb brenda. Ky është një veprim i dukshëm për frikësim, të cilin pa dyshim që askush nuk e ka nënvlerësuar. Organet e ligjit në Itali menjëherë nsën hetimet për personat e panjohur, që fshihen pas këtij akti të rëndë. Për të mbrojtur trajnerin zikaltër dhe familjen e tij, policia ka marrë nën mbikëqyrje shtëpinë e Conte dhe selinë e klubit të Interit. Kjo është një masë e ndërmarrë pas një analize fillestare të situatës dhe zarfit të marrë.

Në këtë moment janë të panjohura arsyet, që mund të çojnë në një veprim të ngjashëm. Në ditët në vijim, materiali i dorëzuar nga trajneri do t’iu nënshtrohet të gjitha analizave shkencore dhe verifikimeve të nevojshme, në mënyrë që të mund të gjurmohet autori i veprimit kriminal dhe të kuptohet nëse është apo jo një mitomaniak. Gjithashtu, sipas raporteve nga “Corriere della Sera”, kërcënimet e marra nga Conte nuk po gjurmohen si vepër e qarqeve kriminale apo e krimit të organizuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit