Interi në garë me kohën, Conte kryqëzon gishtat për dy lojtarët!

18 Tetor 2020
21:08
Eraldo Harlicaj
back button

Alessandro Bastoni dhe Radja Nainggolan janë testuar negativ prej COVID-19. Mbrojtësi është gati që të luajë në ndeshjen kundër Borussia Mönchengladbach ditën e mërkurë, ndërsa  Ninxha është në garë me kohën.

Interi do të luajë kundër gjermanëve në ndeshjen hapëse të Champions Leagues. Nainggolan ka konfirmuar se është negativ dhe po stërvitet me grupin. Drejtuesit e klubit po bëjnë gati dokumentet që lejojnë futbollistin të luajë.

Mungesat prej COVID-19 rëndojnë ende tek Inter, pasi Ashley Young dhe Ionut Radu nuk janë ende gati. Ata marrin përgjigjet e testit ditën e nesërme, ndërsa Milan Skriniar është i izoluar në Sllovaki. Ligjet e shtetit nuk e lejojnë të largohet deri sa të jetë negativ.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit