Interi në rrugën e përhumbur, vetëm 5 fitore që nga kthimi në Champions

16 Shtator 2021
9:36
Alfred Lleshi
back button

Nga Matias Vecino dhe një “San Siro” në festë, si shprehje e delirit euforik të golit në minutën e fundit, te sfidat pasuese. Një fazë e kënaqshme me performancën zikaltër, e cila megjithatë nuk përkon me rezultatet e duhura. Për Interin, numrat që nga kthimi në Ligën e Kampionëve, ndodhur më 2018, nuk janë pozitivë.

Që në hyrje duhet theksuar se në disa ndeshje, zikaltrit sigurisht që meritonin më shumë: në veçanti mbrëmjen e djeshme, kundër Real Madridit të vënë në vështirësi serioze nga të besuarit e Simone Inzaghi gjatë gjithë lojës.

Të dhënat, megjithatë, si gjithmonë të ftohta dhe cinike, japin një realitet të qartë: Interi ka fituar vetëm 5 nga 19 ndeshjet e fundit të luajtura që nga kthimi në Ligën e Kampionëve. Këto rezultate nuk e kanë lejuar atë të kalojë raundin dhe fazën e grupeve në sezonet e fundit.

Një premisë tjetër e vogël: kjo sigurisht nuk do të thotë që rruga e zikaltërve në edicionin aktual të kompeticionit më të rëndësishëm evropian mes klubeve është e komprometuar. Krejt e kundërta: ekziston një mënyrë dhe kohë për të rregulluar gjërat, gjithashtu duke marrë parasysh atë që dhanë mbrëmë në “San Siro”, kundër 13 herë kampionëve të Europës.

Konkretisht, megjithatë, 5 sukseset janë ato kundër Tottenham, falë Vecino, dhe PSV në Champions 2018-2019, kundër Borussia Dortmund dhe Slavia Pragë në sezonin 2019-2020 dhe ndaj Borussia M’gladbach në atë vit.

Pastaj 7 barazime dhe 7 humbje për ta errësuar figurën. Tani për tani, me pak fjalë, Liga e Kampionëve është e përhumbur nga zikaltrit, të cilët mund të kompensojnë startin negative në sfidën e ardhshme, të planifikuar më 28 Shtator, kundër Shakhtar Donetsk të Roberto De Zerbi.

Në kërkim të vazhdimësisë, po, por edhe të fitoreve, të cilat shpesh nuk përkojnë me perfomancën. Nëse futbolli do të ishte një shkencë e saktë, rezultati i “San Siro” në mbrëmjen e djeshme do të kishte qenë i ndryshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit