Interi në sprovën e vërtetë europiane, sytë nga dueti Dzeko-Lautaro

15 Shtator 2021
9:44
Alfred Lleshi
back button

Misioni i Ligës së Kampionëve rifillon për Interin. Pas 7 pikëve të fituara në tri ndeshjet e para të kampionatit, sprova e shumëpritur në stilin evropian mbërrin për zikalrit, e para ndonjëherë nën drejtimin e Simone Inzaghi. Një kundërshtar jo dosido arrin në “San Siro”. Në fakt do të jetë Real Madridi i Carlo Ancelotti, ai që do të masë pulsin e ambicieve kontinentale të skuadrës milaneze.

Është vetëm ndeshja e parë e grupit D, por në ekonominë e një grupi që përfshin edhe Shakhtar Donetsk dhe fillestarët e Sherif Tiraspol, sfida e “San Siro” ka një peshë të konsiderueshme e të veçantë.

Interi mbërrin në këtë supersfidë në kushtet më të mira të mundshme dhe, mbi të gjitha, me një formacion tipik. Inzaghi nuk braktis 3-5-2, duke rikuperuar Bastonin në mbrojtje, përkrah të zakonshmëve Skriniar dhe De Vrij, para portierit Handanovic.

Në mesfushë, drejtimi i besohet Brozovic, me Barella dhe Calhanoglu anash, ndërsa Darmian në të djathtë dhe Perisic në të majtë do të veprojnë si “pistonë”. Në sulm, padyshim, dueti Dzeko-Lautaro Martìnez. Sulmuesi boshnjak, me 147 paraqitje, është lojtari i Interit me më shumë ndeshje në Champions.

Nuk duhet të ketë ndonjë surprizë të madhe as në frontin e Real Madridit. Ancelotti e nis me 4-3-3. Benzema në sulm, i mbështetur nga Hazard dhe Vinicius Junior. Në mesfushë nuk luan Kroos, i zëvendësuar nga Valverde. Sidoqoftë, ky repart kompletohet nga Modric dhe Casemiro.

Në mbrojtjen proverbiale me katër, Carvajal dhe Alaba kryesojnë “korsitë”, ndërsa Nacho dhe Militato do të luajnë në qendër. Midis shtyllave, Courtois.

Ja formacionet e mundshme:
INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro Martìnez.
REAL MADRID (4-3-3): Courtois; Carvajal, Militao, Nacho, Alaba; Valverde, Casemiro, Modric; Hazard, Benzema, Vinicius Junior.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit