Serie A rifillon kampionatin italian me sezonin 2024-2025, i cili nis sot pasdite me dy ndeshjet e para të xhiros hapëse. Mes tyre është edhe ndeshja e kampionit në fuqi, Interit, në transfertë ndaj Genoa.
Skuadra e Gilardinos do të tentojë të befasojë që në ndeshjen e parë, me Interin ende favorit dhe gati për të demonstruar se për të dytin vit radhazi është skuadra që duhet mposhtur. Do të jetë një mundësi për të parë të ardhurit e rinj te zikaltrit, përfshirë sulmuesin Taremi.
Në orën 18:30 fillon Serie A 2024-2025, me Genoa dhe Inter përballë. Po cilët do të jenë 22 të zgjedhurit nga dy trajnerët për formacionet startuese? Pa Retegui apo Gudmundsson më, i takon Vitinha ta udhëheqë sulmin e Genoa.
Pranë tij do të luajë Messias i avancuar, me Malinovskyi në mes të fushës. Debutimi i Pinamonti është gjithashtu i mundur. Në portë, Leali ka avantazhin ndaj të sapoardhurit Gollini, ashtu si Zanoli ndaj Sabelli.
Skuadra që fiton nuk ndryshon dhe Taremi do ta nisë nga pankina. Kjo sa i përket formacionit startues të kampionëve në fuqi. Thuram do të formojë duetin e sulmit bashkë me Lautaro Martinez. Balotazh i zakonshëm Dumfries-Darmian në prapavijë, me holandezin pak të favorizuar. Në mbrojtje fillon Bisseck, ndërsa Pavard në pankinë.
Ja formacionet e mundshme:
GENOA (3-5-2): Leali; De Winter, Bani, Vasquez; Zanoli, Frendrup, Badelj, Malinovskyi, Martin; Messias, Vitinha.
INTER (3-5-2): Sommer; Bisseck, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro, Thuram.