Interi nis punën për pasuesin e Mkhitaryan, ja dy pistat që po ndiqen nga zikaltrit

31 Korrik 2024
8:15
Alfred Lleshi
back button

Megjithëse Henrikh Mkhitaryan është një nga themelet absolute të Interit të Simone Inzaghit, duke pasur parasysh 35 vitet që rëndojnë mbi supet e armenit dhe kontratën që skadon në verën e vitit 2025, drejtuesit zikaltër kanë nisur punën për “alter ego” e lojtarit në fjalë.

Në këtë drejtim, “Tuttosport” qëmton dy zgjidhje të mundshme. E para të çon në Gjermani dhe në veçanti te Salzburgu, ku luan Luka Sucic, lojtar i lindur në Austri dhe me pasaportë kroate. Edhe atij i skadon kontrata në fund të sezonit të ardhshëm. Nëse rinovimi i tij nuk realizohet, planifikohet një operacion i stilit Zielinski, për ta marrë falas te zikaltrit.

Pista tjetër, megjithatë, do të përfshinte kthimin në “Appiano Gentile” të Giovanni Fabbian, i lindur më 2003 dhe tani te Bologna, për të cilin Interi mburret me një të drejtë blerjeje prej 12 milionë eurosh.

Fabbian (21 vjeç), pavarësisht se e ka zhvilluar të gjithë karrierën në sektorin e të rinjve zikaltër, nuk e bëri kurrë debutimin e tij në ekipin e parë. Në fakt, përpara se të bashkohej me klubin e Bolonjës, djali nga Camposampiero luajti në formë huazimi te Reggina, në Serie B, nën drejtimin e Filippo Inzaghi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit