Interi nuk e bën dramë, por analiza nxjerr defektet e Genoa. Ja ndryshimet e pritshme të Inzaghit

20 Gusht 2024
11:40
Alfred Lleshi
back button

Pa dramë, sigurisht, por një analizë e qartë dhe e kujdesshme, po. Është e vërtetë që fitorja ndaj Genoa iku nga duart e zikaltërve “in extremis”, duke marrë parasysh të gjitha, për shkak të dy golave ​​të pësuar nga gabimet e rënda individuale, por kjo nuk e minimizon faktin se nga pikëpamja fizike dhe mendore diçka i mungonte Interit të ndeshjes së parë në “Marassi”.

Pak reaktivitet në golin e parë të kuqebluve, pas ndërhyrjes së çoroditur të Sommer. Mungesë qartësie në rastin e penalltisë së dhënë në limitet e ndeshjes për vendësit. Mungesë saktësie para portës kundërshtare në disa momente kyçe të ndeshjes.

Mungoi përqendrimi dhe shkëlqimi i alternuar, çka kishte ndikim negativ në saktësinë, rrjedhshmërinë dhe menaxhimin e ndeshjes për zikaltrit. Simone Inzaghi e nis sërish nga këtu, pasi ka mbledhur indikacione dhe ide për të projektuar veten drejt ndeshjes së parë në “San Siro” kundër Lecce, të shtunën e ardhshme.

Disa ndryshime, më shumë se një, janë në rendin e gjërave, qoftë edhe për të menaxhuar më mirë energjitë që në fillim. Rikthimi i Zieliskit dhe gjendja e mirë e Frattesit i ofrojnë trajnerit të Interit mundësinë e rotacionit të mesfushorëve të tij, të paktën një në tre do të ndryshojë në krahasim me “Marassi”.

Nuk do të ishte për t’u habitur nëse Mkhitaryan do të pushonte këtë herë. Edhe në krahë, një rotacion është në rendin e gjërave, veçanërisht në të djathtë, me Dumfries këtë herë të favorizuar ndaj Darmian. Në të majtë, Carlos Augusto “kërcënon” Bastonin dhe Dimarcon duke pasur parasysh fleksibilitetin e tij taktik.

Kthimi i Pavard në mbrojtje është gjithashtu i mundshëm, rotacion normal me Bisseck. Përpara, megjithatë, i paprekshmi është Thuram. Pritet “stafeta” mes Lautaro dhe Taremi, ditët në vijim do të sqarohet se cili do ta nisë nga pankina.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit